Autori : DENILU
Titulli: RRËNJËT
Kopertina – Piktor Agim Sulaj
Redaktimi: Doriana Sterkaj
Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-74-6

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, MARS 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Rrënjët : roman / Denilu ; red. Doriana Sterkaj.
Tiranë : Ada, 2017
112 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-74-6
1.Letërsia shqipe 2.Romane
821.18 -31

Ded Nikoll Luca duhet të jetë modest apo është modest? Modest, që sillet me thjeshtësi dhe jeton thjesht, që nuk mburret për aftësitë e zotësinë që ka ose për punën e rëndësishme që bën dhe që nuk e mbivlerëson vetveten; që nuk parashtron kërkesa të tepruara; që është tipar i një njeriu të tillë; i thjeshtë. Duke lexuar romanin dorëshkrim mua mu duk se i tillë është Ded Nikoll Luca (Denilu). Duke ditur se vepra e pasqyron autorin, dhe anasjelltas, autori e pasqyron veten në vepër, dhe se thjeshtësia si cilësi është edhe kategori estetike që ngjyros majën e artit, ku atje lart bashkon të harmonizuar, jo vetëm ngjyrat, por edhe realen me të vërtetën, bashkon njëmendësinë me konkreten, heq dyshimet, mjegullnajat…, të reve e cunameve që mbulojnë bukurinë e natyrës dhe pastërtitë e shpirtit të njerëzve të pastër duke fisnikëruar kështu në pafundësi njerëzoren dhe historinë e saj. Është ky një libër ku pasqyrohet biografia e autorit. Në subjektin, lëndën apo brumin e kësaj vepre gërshetohet individualja, e veçanta dhe e përgjithshmja, karakteristikë dhe mënyrë e veçantë e të shkruarit që shkruajnë autorët e mëdhenj të cilët bëjnë histori. Autori ka shkruar shumë libra të tjerë më parë, por kjo është vepra e parë që më jepet mua në dorë nga autori Denilu, natyrisht për ta lexuar dhe shkruar një parathënie të shkurtër. Duke lexuar romanin “Rrënjët” ke gjithmonë përshtypjen se nuk po lexon thjesht jetën e emigrantëve në Itali, por jetën e një jete të një personaliteti shumëdimensional si Ded Nikoll Luca, por mbi të gjitha, ka faqe e faqe të tëra kur “humbet apo zhytesh “në vetë kuriozitetin që shkruhet me një zgjuarsi dhe nota humori që aq bukur autori din të na e japë të gjallë si aktualen ashtu dhe të kaluarën, në detaje të vogla në dukje, por mjaft domethënëse në përmbajtje dhe në efektin e tyre.

Lumturije Halilaj këngëtare,
Vicenza Itali.