Ky vëllim poetik është si një lëndinë e madhe e rrethuar me kreshpa malesh ku matanë gjëmojnë dallgët e detit.

 

Titulli: Shira të kaltër

Autore: Ana Hoxhalli

Redaktor: Delo Isufi

Botimi i parë, 2019

ISBN: 978-9928-269-77-1

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2019

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

 

 

Të gjitha librat që botohen te shtëpia botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hoxhalli, Ana

Shira të kaltër : poezi / Ana Hoxhalli ;

red. Delo Isufi. – Tiranë : Ada, 2019

108 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-296-77-1

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

821.18 -1​

 

Në vend të hyrjes

 

“Shira të kaltër”

Një perlë poetike e autores Ana Hoxhalli

 

Bukuria shpirtërore e poeteshës Ana Hoxhalli pasqyrohet në vargjet e saj të kristalta. Ajo, me librin e saj “Shira të kaltër” vjen tek lexuesi si një pasqyrë e realitetit jetësor duke shpalosur madhërishëm ndjenjat për të bukurën, për dashurinë, për jetën dhe miklon ëmbël zemrën e lexuesit.

 

Në poezinë e saj gjen: Verë në filxhan çaji / Gjysmë cigare / Tiguj Vivaldi / Erëra / Ëndrra,  e ç’nuk gjen aty, yje, ylberë, puthje, përqafime…

 

Vargu i poeteshës Ana është si një ylber mijëra ngjyrash në qiellin e kaltër e të brishtë ku harku i tij rrok hapësirat pakufi: Sa herë stuhive më je humbur / Në ylberët pas shirave të kam gjetur / Gjymtyrët me yjet na janë bërë grumbull / Në puthje të kuqe tek mbetëm tretur, sa bukur!

Lexuesi, në vargun e poeteshës dëgjon gurgullimën e ujvarave ku cirkat e ujit ledhatojnë vendin përreth : dëgjon cicërimën e zogjve / Përzier me retë të shoh / I dëndur, i bardhë, në qiellin gri / Dua të të prek por s’mundem jo / Vetëm zogjtë vijnë aty.

 

Në këtë libër është era, shiu, suferina, dielli, hëna, yjet, aty është vet poetesha, e talentuara Ana Hoxhalli. Ajo, na sjell hënën në bahçe si një nuse të bukur pastaj e shëtit nëpër qiell, mes yjeve si një vajzë lozonjare e nazike: Si toka që laget kur bie shi / Si hëna, kur vezullon për ne të dy / Dhe dielli sjell një agim të ri.

 

Metafora që përshkon poezitë e autores është elegante dhe vargut të saj i jep dritë, jetë, zjarr, magji. Poetesha loz me vargun, e vendos në telat e harpës kohore dhe poezia ngjason me cicërimën e zogjve të pyllit. Mendimi i saj poetik të çon larg në shekuj, në qiejt pakufi, në dete dhe oqeane, në galaktika. Sa bukur tingëllojnë vargjet: Erë jargavani ndjej kaq afër / Sa herë mbi buzë puthje të shtroj / Kam shpirtin tënd nuk jam e varfër / E vetmja muzë për të cilën këndoj.

 

Në këtë vëllim poetik, poezia nuk ka moshë, ajo është e re në mendime, ka moshën e poetes dhe është e moçme në logjikën e arsyetimit, ajo i ka të gjitha stinët e jetës. Në poezinë e titulluar Shira të kaltër, që është edhe emërtimi i këtij vëllimi poetik, autorja qëndis me pendën e saj natyrën dhe bukuritë e saj dhe jo vetëm kaq, por figurat letrare kanë aromën e gjithësisë: Shira të butë bien mbi ne / Mbi trupat tonë të ngrohtë / Atje mbi kodra tunden ca re / Nga lindja vjen erë e ftohtë / Shira të kaltër po lenë gjurmët / Si gjethe të shkelura mbi asfalt / Në shtrat, muzgu i përgjumët / Përhapur mbi erë si boja mbi trakt.

 

Poezia e zonjushë Ana Hoxhalli është ninullë që të përkund në dallgët e detit, të nanurit në djepin e lumturisë. Duke lexuar librin “Shira të kaltër”, lexuesi e gjen veten në sofrën e madhe të kupës qiellore, midis dallgëve të detit, në ajrin e nartë të të bukurit varg:  Ti mos qaj! / Të gjithë sa morra një ditë do t’i kthej / Dhe shijen e buzëve që është po ajo / Në vëndin tonë, aty më gjej / Do të pres të vish, e di që më do.

Vargu i poeteshës të rrëmben magjishëm. Ky vëllim poetik është si një lëndinë e madhe e rrethuar me kreshpa malesh ku matanë gjëmojnë dallgët e detit. Duke lexuar poeteshën Ana Hoxhalli, gjendesh në një kopsht me lule shumëngjyrshe marramendëse ku aroma e tyre të deh shpirtin. Poezitë e saj janë petale të freskëta e delikate që së bashku na japin buqetën me lule, librin “Shira të kaltër”.

 

I uroj rrugë të mbarë librit Tuaj e nderuara poeteshë, juriste, kolege Ana!

 

Delo Isufi