…Ky libër nuk është një burim apo liqen, por një det poetik i gjerë dhe i thellë.

Lexojeni  “Nënë Terezen e Zagorisë” dhe veç kënaqesisë nuk do të provoni asnje ndjenjë tjetër. Do të lumturoheni që në këtë botë të trazuar jetojnë ende njerëz kaq të mirë, si Jolanda Duka…

 

Titulli i librit:  Shkëlqim në kërkim

 

Autore: Landa Molishti Duka

 

Recension: ARBEN DUKA

Redaktor: Andi Pulo

Lektor: Olsi Molishti

Kopertina: Afrim Shatku (Arti Jetë)

 

Botimi i parë: 2022

 

ISBN: 978-9928-362-88-9

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Duka, LandaShkëlqim në kërkim : poezi & prozë /

Landa Molishti Duka ; red. Andi Pulo.

– Tiranë : Ada, 2022

220 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-88-9

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

821.18 -1

 

PARATHENIE nga ARBEN DUKA

 

Megjithëse, nuk kam qenë mirë këto kohët e fundit, nuk mund të lija pa lexuar dhe hedhur disa mendime rreth poezive të poetes Jolanda Duka.

Qysh në faqet e para të leximit, kuptova se kisha të bëja me një poete të mirëfilltë. Nuk mund të rrija pa i lexuar deri në fund dhe pa dhënë ca mendime…

…Poezitë e Jolanda Dukës janë unike dhe të veçanta. Ajo, e ka kthyer poezinë e saj në një mision të madh, në një armë të së mirës kundër se keqes.

Them që janë të veçanta, sepse edhe mbasi janë poezi, një pjesë e mirë e tyre janë shkruar në stilin e rrëfenjës.

Ajo, duke marrë pjesë vet si personazh kryesor, mjetin kryesor për të shkruar ka rrëfimin.

Ajo rrëfen ngjarjen, apo aksionin, por jo duke qenë një spektatore e thjeshtë. Ajo, është një luftëtare e paepur kundër padrejtësive të sistemit borgjez.

Si rrymë letrare, Jolanda rreshtohet në krah të poetëve të realizmit kritik.

Realizmi kritik duhet të jetë sot një rrymë dominante, mbasi jetojmë në një sistem të padrejtësive dhe të pabarazisë kapitaliste, me plagë të rënda shoqërore-morale.

Jolanda dhe vargjet e saj të qarta, janë në mes njerëzve në nevojë, jetimëve, të papunëve, të pastrehëve, hallemëdhenjëve…

Ajo, jo vetem që i nxjerr në dukje këto plagë, por lufton dhe vetë për t’i shëruar sadopak dhe për të ngushëlluar zemrat e lënduara.

Jolanda, nuk e rëndon poezinë e saj me tema të vogla, me pësh-pëshe të vogla, apo dashuriçka pa kuptim.

Ajo, ju këndon dashurive të mëdha, ku më kryesoret janë dashuria për Atdheun, për vëndlindjen, për njerëzit e dashur, që e sollën në jetë…

Tema e saj e preferuar është ajo e jetimit dhe e njeriut pa asnjë mbrojtje sociale. Duke u zhytur në këto poezi nuk ka sesi të mos vijë në kujtesë humanistja e madhe me famë botërore Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi). Edhe Nënë Tereza ka pas qenë një poete e shkëlqyer….

Sikurse kam shkruar edhe më lart, duke qënë se poetja ka shumë për të thënë, e ka vënë theksin tek përmbajtja pa u merakosur shumë për formën. Ajo endet në mes klasikes dhe vargut të lirë.

Një tregues tipik i orientimit të saj klasik është poema, “Motive naimjane”. Aty , duke i ngritur hymn poetik Naim Frashërit, na konfirmon se po ecën në rrugën e tij të gjërë, por duke u përpjekur të eci edhe në rrugën e vet të gjatë poetike.

Poetja misionarë, është një anëtare e denjë e shoqërisë njerëzore. Zemra e saj vuan jo vetëm për njerëzit, por edhe për botën e madhe të kafshëve shtëpiake, për ato kafshë që lihen rrugëve dhe të pa mbrojtura. Nuk ka sesi të mos mbetet në mendje poezia për qenin e vogël të goditur nga makina, nga një shofer i papërgjegjshëm.

Ajo loton për qenin dhe shtron pyetjen se…, “Kush është më kafshë, në këtë rast.., “qeni apo shoferi që e shtypi”?!!!

Disa prej vjershave të gjata, që i japin tonin gjithë librit mund të klasifikohen edhe si poema…

Një prej tyre, dhe më e spikatura, është ajo kushtuar babait, ku poetja derdh një det plot me dashuri.

Jolanda, nuk e ka poezinë një qëllim në vetëvehte. Ajo e vë atë në shërbim të misionit të saj fisnik, për të ndihmuar me sa të mundi njerëzit në nevojë. Kjo luftëtare e së mirës, ndaj së keqes, meriton respekt absolut si poete e mbi të gjitha si njeri, si një grua me shpirt të madh e zemërgjerësi.

Kur lexon këto poezi ndihesh mirë, ndihesh i fortë, ndihesh njeri i vërtetë.

Në poezitë e Landës  vetëtinë e vërteta.

Ky libër nuk është një burim apo liqen, por një det poetik i gjerë dhe i thellë.

Lexojeni  “Nënë Terezen e Zagorisë” dhe veç kënaqesisë nuk do të provoni asnje ndjenjë tjetër. Do të lumturoheni që në këtë botë të trazuar jetojnë ende njerëz kaq të mirë, si Jolanda Duka.

 

14 Gusht 2021