Autor : Adile Baleta
Titulli: Shkronjat në vargje

Redaktor : Namik Selmani

Botimi i parë, 2017
ISBN: 978-9928-223-71-5

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2017
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Baleta, Adile
Shkronjat në vargje : poezi / Adile Baleta. –
Tiranë : Ada, 2017
48 f. : me il. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-223-71-5
1.Letërsia shqipe 2.Letërsia për fëmijë 3.Poezia
821.18 -93 -1Përshëndetje

Nëpërmjet këtij libri me shkronja, përshëndes në radhë të parë, nxënësit dhe prindërit e nxënësve të mi, me të cilët kam bashkëpunuar për dyzet e katër vite me radhë. Përshëndes kolektivat me të cilat kam punuar, të cilët janë: Shkolla 8-vjeçare Frankth, Mat; shkolla 8-vjeçare Guri Bardhë, Mat; Kopshti numër 1 Burrel, Shkolla 8 vjeçare, Drita në Burrel. Shkolla 8 –vjeçare Lazgush Poradeci, Kombinat, Tiranë, Shkolla Servete Maci, Tiranë dhe për 16 vjet në shkollën “Kongresi i Lushnjes”në Tiranë, ku aty dola në pension. Gjithë këta vite në punë, më kanë lodhur, më kanë stresuar, më kanë gëzuar por edhe lumturuar. Ditari ishte një stres në vete sido që të punoje, një kleçkë do të dilte. Sido që të jetë përsëri puna është bukur. Puna është jeta e njeriut, të le mbresa emocione po edhe përvoja situate të larmishme pune etj. Puna kryesore me fëmijët është të punosh kokë më kokë me ta. Mirëpo duheshin plotësuar disa statistika, këto ishin disi të mërzitshme, na hanin shumë kohë. Puna me nxënësit zhvillohej në tre nivele. Që të punoje me nivele nuk ishte aq e thjeshtë. Secilin grup do ta trajtosh sipas asaj që i ke dhënë për të punuar. Çdo ditë do te vish duke rritur shkallën e vështirësisë sipas temave dhe sipas testeve e minitesteve që organizon mësuesja në klasë. Të më falë lexuesi se u zgjata shumë për profilin e punës sonë. E kam pak vështirë largimin. Tani jam në pension e prap përjetoj sikur jam përsëri me nxënësit. Nuk më shqiten nga mendja. Edhe në ëndërr shikoj sikur jam në mes klasave. Të rritesh me profesionin nuk është pak. Bukuria dhe kënaqësia më e madhe ishte kur fëmijët shprehnin hapur mendimin e tyre. Ata i thonë me shpirt dhe kur i pret me buzëqeshje ata kanë kënaqësi për atë që thonë.
Ja si u shpreh një ditë Erisi:
-Mami po lante pllakat dhe babi nuk i vuri këmbët te divani. Ata bënë zhurmë. Unë fillova të qaj.
Pas Erises filluan të tjerët të tregojnë raste të ndryshme me të tilla gabime familiare.
Mondi i vogël vjen në klasë të parë. Në trup ishte më i vogël nga shokët.
Kishte dy javë që kishte filluar shkolla. Nëndrejtori ma solli në klase duke folur shkurtimisht rreth tij. E ula në bankë me shokët. Kishte vështirësi, punoja në klasë e prap lodhej shumë. Vajta në shtëpi takova prindërit. Banonin në një barakë shumë të vogël. E ëma ishte shtëpiake ndërsa i ati punonte murator mirëpo kishte një të keqe se pinte raki, kështu që rakia e kishte rrënuar si familje. Po çfarë faji kishte Mondi?!
Ndërrova mendje, e mora në shtëpinë time gjatë orarit të studimit. Pas mësimit vinte e ëma e merte. Ndryshoi djali Mondi i vogël. Mbërriti tek teta. Ndjeva një kënaqësi që filloi të ece me ritmin e klasës. Të tillë kemi patur sa e sa herë nëpër klasa.
Puna e mësuesit është e lodhshme por edhe e bukur do durim dhe maturi meqënëse e tillë jam edukuar dhe dashuruar me profesinin tim edhe tani nuk më rrihet pa shkruar. Kush do që ta lexoje këtë libër të vogël, ku brenda saj ka tridhjetë e gjashtë shkronjat e alfabetit shqip, i uroj çdo shqiptari që mos e harrojë gjuhën e nënës. Atë gjuhë që u mbrojt me gjak. Të respektojmë shkronjat shqipe,
Gjuhën shqipe. Sëbashku me gjuhën do të jem gjithmonë pranë jush, pranë atyre nxënësve që kam kaluar nëpër duar. Ju përkëdhel të gjithëve me një dorë të butë prej nëne. Faleminderit për mirëkuptimin! Ju dua shumë. Sa herë e kaloj këtë libër nëpër duar më duket sikur jam në klase në mes jush.

@Adile Baleta.