BASIR BUSHKASHI

S’më pyesin vitet…

poezi

 

Botues :

ROLAND  LUSHI

 

Redaktor: KUJTIM STANA

Recensent: GEGË TUSHA

Kopertina dhe ilustrimet:

AGRON  SEJAMINI

Realizimi kompjuterik:

LULZIM BARÇI

 

© Të gjitha të drejtat janë të autorit

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Bushkashi, Basir

S’më pyesin vitet… : (në 70-të vjetor) :

poezi / BasirBushkashi ; red. Kujtim

Stana. – Tiranë : Ada, 2023

172 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-98-8

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

 

Tiranë,      2023

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ‘’ADA’’

 

FALENDERIM!

 

Falenderoj së thelli nga zemra shokët e mi të rrallë, matjanë shpirtndritur,

me banim në Florida (SHBA)

që me aq fisnikëri nxorën librin tim në dritë,

i treti radhazi… Mirënjohje e mbarësi të pafundme për ju shokët e mi – vëllezër:

BAJRAM GJONI, GËZIM RADANI, HILMI HYSTUNA dhe GËZIM BUNA

 

MIRËNJOHJE E THELLË…

 

Në ecurinë e krijimtarisë sime poetike, për mundësi ekonomike, do të isha i pakët, pa shpirtin plotë dritë të matjanëve të mi, po edhe ndonjë jomatjani të nderuar, që kanë sponsorizuar aq bujarisht e me fisnikëri botimet e librave të mi.

Në këtë 70-vjetor dua t’i kujtoj e t’i përjetësoj me nderim të madh.

Fal shpirtit të tyre të bukur, unë botova kaq libra.

Unë dua t’i përmend me radhë, me shumë nderim e respekt, duke u uruar shpirtërisht: Mirësitë e botës!

Të më falë, ndokush, që nëpër vite, ka zënë vend në shpirt, por mendja, mund ta ketë harruar…

Për të gjithë, mirënjohje të thellë e të pafundme për shpirtin e tyre të ndritur, njerëzorë:

  • ASIM BUSHI
  • AGIM HYSA
  • ABDI PASHA
  • ARJAN LIKA
  • AGRON MALAJ
  • BASHKIA, BURREL
  • BEDRI HOXHA
  • BAJRAM GJONI
  • DEMIR ÇUPI
  • HALIT PALAMANI
  • HILMI BUSHI
  • HILMI HYSTUNA
  • GËZIM RADANI
  • GËZIM BUNA
  • FLORIAN FUSHA
  • KUJTIM PORJA
  • KASTRIOT BERBERI
  • MEHMET PALI
  • MEXHIT SINA
  • RAMË GECAJ
  • RUSTEM NUZI
  • SHEMSI BALLABANI
  • SKËNDER GJUCI

 

 

 

PARATHËNIE

Në shkollën ‘’31 Korriku’’, Burrel

 

Në një bisedë Për letërsinë,

Kur unë po flisja Për poezinë,

Një nxënës më pyeti Me aq çiltërsi:

– Do t’presim, profesor, Ndonjë libër të ri?

 

Kur iu përgjigja

 

Se s’shpejti,

 

 

 

Do e nxjerrë!

Papritur në klasë Shpërtheu një pranverë…

Duartrokitjet

S’kishin t’pushuar:

Më e çiltëra parathënie

 

Me zemra shkruar…