…Poezia për autorin është si ditar, ku ai hedh trillet e jetës, pengjet, dëshirat, por edhe të përditshmen e trazuar. Një jetë intensive që jetohet me përkushtim përmes punës, familjes, miqve e librave. Por pa braktisur pasionet dhe deshirën për të kaluar bukur kohën, nëpër lokale duke pirë kafenë, duke ndjekur edhe arte te tjera si muzika e piktura…

 

Titulli:

Autor: FAKO ALIAJ

Redaktor: RIFAT ISMAILI

Piktor: Shpëtim Hoxha

 

Botimi i parë: 2022

 

ISBN: 978-9928-362-55-1

Formati: 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, qershor 2022

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Aliaj, Fako

Spiranca e shpirtit : poezi / Fako Aliaj ;

red. Rifat Ismaili. – Tiranë : Ada, 2022

124 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-55-1

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

 

ME SPIRANCËN E SHPIRTIT,

ZHYTUR THELLËSIVE  TË POEZISË

 

 

Fako Aliaj, një protagonist i ri në arenën e letrave shqipe. I pajisur me cilësi, optimizëm, me dashuri dhe besim për jetën. Poezia e tij është e drejtpërdrejtë, e angazhuar në fatin e jetën e njerëzve dhe kombit. Ai vjen përpara lexuesit shqiptar me permbledhjen e parë poetike” Spiranca e shpirtit” ku jane perfshirë 100 poezi, të shkruara ndër vite.

Pasioni i tij per poezinē eshtë i hershëm,daton që prej fillimviteve ’80,  por për arsyet e veta ka hezituar o nuk ka mundur të botoje. Me së fundi, ky vëllim poetik, e përfaqëson denjësisht autorin, dhe është si një prelud që poeti të ndjehet më i angazhuar akoma,  dhe të kurorëzoje ëndrrat dhe mundin e tij.

Lindur e rritur në Brataj të Vlorës, ai është mjaft i ndjeshëm ndaj temës sē fshatit, traditave dhe patriotizmit, të cilat i risjell natyrshëm në vagëzimin e tij poetik, elegant dhe të kursyer, pa shumë lajle e lule, por mbushur me jetën reale dhe në sintoni me temat që trajton. Por ai eshte i ndjeshëm, edhe ndaj poetëve te zones, sidomos , te njerit prej tyre, Petrit Rukes, i cili ka lënë gjurmë të dukshme në panteonin e letrave shqipe,  te cilit i kushton një dedikim elegjiak, pas shkuarjes së poetit në amëshim.

Por një nga frymëzimet e tij më të dukshme është vetë Muza poetike! Në vargje të ndjere ai shprehet;

“Një strehëz për shpirtin , kërkova papushim,

Një delfin shprese  në detin pa mbarim.

Kuletës i besova, mikeshës më të mirë,

Pakt bëra me dashurinë, prapë s’u ndjeva i lirë…

U ktheva dhe nga pija, por nuk gjeta shërim,

Vetëm poezia, spiranca e shpirtit tim!…”

 

Nga vetë poezia kemi një njeri të stërvitur me jetën, i cili në kërkime të pafundme, është joshur nga princesha të bukura, si Paraja dhe dashuria, është tunduar dhe nga nimfa e quajtur Pije, por vetëm në mbretërinë e Muzës së Poezisë, ndali për të qēndruar atje përgjithmonë, i flladitur me paqe dhe qetësi.

Ai hedh vargje plot sharm poetik, për tē përligjur më së miri dashurinë e martesën e tij me Muzën.

 

“Rreze drite ndaj të gdhirë, që na vijnë si prej Xhenetit,

Hapin portat për të hyrë, feksin vargjet e poetit…

Marrin jetë e marrin frymë, me poetin shkojnë ndër yje,

Edhe kthehen në çdo stinë, veshur me vel dashurie…”

 

Por kjo dashuri e tij për Muzën është pa ego të sëmurë, nuk kërkon famë e lavdi, thjesht zbraz shpirtin në kupat e shenjtëruara të ndjenjës.Ja si shkruan prapē ai në njërën prej poezive dedikuar artit poetk dhe të qenurit edhe vetë ” rob” i kapur prej Poezisë.

 

“Nuk kam ndërmend të shkruaj përditë,

As ndonjë ego, të quhem poet,

Por vargje rrebele që më vijnë në shpirt,

Mundohem “t’i zbus” e ti hedh në fletë…

Kur jam në qejf, a malli më merr,

Si dikur fëmijë ulem mes tyre,

Me dashuri i limoj e i kreh,

Dhe gati i bëj për shtegëtime…

Vargjet e mia mbi varkën e brishtë,

Në detin e gjerë të poezisë,

Në kohë të mirë apo të trishtë,

Si pergamenë mes kaltërsisë!…”

( Poezia: ” Vargje rebele”)

 

Poezia për autorin është si ditar, ku ai hedh trillet e jetës, pengjet, dëshirat, por edhe të përditshmen e trazuar. Një jetë intensive që jetohet me përkushtim përmes punës, familjes, miqve e librave. Por pa braktisur pasionet dhe deshirën për të kaluar bukur kohën, nëpër lokale duke pirë kafenë, duke ndjekur edhe arte te tjera si muzika e piktura, por njëkohësisht, duke iu gezuar edhe gjerave më të thjeshta, që i japin kuptim jetës njerëzore e të qenurit njeri e që jeton  në plotësinèë e vet kohën.

 

“Sa shpejt  vjen ditë e shtunë,

S’më gjen fundjava si më parë,

Pasionet nuk i braktisa kurrë,

Dhe shpirtin tim e kam si djalë!…

Sa shpejt që vjen ditë e shtunë,

Por jo, merak s’bëhem aspak,

Dhe në më pafshi me bastun

Nuk dua të më thoni “plak”!…”

(Nga poezia ” Sa shpejt vjen ditë e shtunë”)

Por poeti, në çaste të veçanta, në njē ndërlidhje të magjishme mes jetës dhe misterit, i këndon asaj me pasion prej murgu,  si një lutje për ti mbushur mendjen vetes, se jeta duhet jetuar me dinjitet e guxim, pa u varur prej të tjerëve, pa dalë kurrë nga vetja, duke ruajtur identitetin si njeri dhe duke mbajtur në mend mësimet e vyera të dijetarëve dhe njerëzve të shenjtë.

 

“Në rrugën e pashkelur, me emrin JETË,

Biletë pa kthim, për të varfër e mbret,

Kodet si tabela, na shfaqen papritur,

Vendosur nga profetë, a njerëz të ditur.

Diku shkruhet “MOS!”, më tej “KUJDES!”,

Dhe dilema e vjetër: “të rroj a të vdes?”…

Një zë më pëshpërit:-“Ec, dhe kokën ngrije,

DRITA është në shpirt, mos e kërko ndër yje!”

( Poezia ” Drita e shpirtit)

 

Poezia e Fako Aliajt ka tematikë të larmishme, ajo ngarend sa tek fabula ku ” fshikullon ” veset e shoqërisë, tek satirat që u japin vendin që meritojnë njerëzve të pangopur për pushtet e pasuri, po aq shqetësohet edhe për fatin e një dallëndysheje, të një peme shekullore që duan ta presin padrejtësisht, për erëmimin e fushave e kodrave ku është rritur. Ai i dedikon vargje edhe njerëzve të afërt të familjes, por edhe vendeve ku i ka shkelur këmba që fëmijë.

Kredoja e tij poetike është optimizmi, dashuria për të jetuar jetën në të gjitha format e shfaqjes së saj, mos mposhtja nga pabesitë dhe shtrëngatat, por një njeri që pret me besim ditën e nesërme, e qe pret akoma një të nesërme tjetër, një të nesërme pafund.

 

“Sa herë zgjohem në mëngjes,

Dritaren hap me padurim,

Agimin ëmbël përshëndes,

E sikur ndjej adrenalinë.

Edhe në qoftë kohë pa diell,

Edhe në pastë  re e gjëmime,

Shikimin hedh lart në qiell,

Dhe i them vetes:”Është dita ime!”

Ditën time do ta shijoj,

Dhe shpirtin do ta bëj zgalem,

S’do le as çastin të më shkojë,

Se kjo e sotmja më nuk vjen!

E në u ndjefsha pak i lodhur,

Se jam ne moshë, jo djale i ri,

Une prap nuk jepem, se ul kokën,

Se nesër dielli do lindë përsëri!…”

( Poezia ; ” Êshtë dita ime”)

 

Dhe me këtë kredo të tij, në dritaren ku sheh ngjyrat e jetês dhe pafundêsinë, lexuesve  dhe artdashësve, u shtohet një mik, që i përshëndet me vargjet e tij duke i bërë homazh të pafund jetës.

 

RIFAT ISMAILI