Një tjetër botim i kësaj jave është libri poetik “Takohemi në ëndërr|”

 

Autore: Leta Guranjaku

Titulli: Takohemi në Ëndërr

Redaktor& Korrektor: Zihni Elezi

 

Përgatiti për Botim: Roland Lushi

Formati: 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ ADA”

Adresa: Rr.Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë

Cel.0682219016

Tiranë, prill 2023

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Guranjaku, Leta

Takohemi në ëndërr : poezi / Leta Guranjaku ; red. Zihni Elezi..

– Tiranë Ada , 2023.

– .56 f. : 20 cm.

ISBN 978-9928-398-16-1

1.Letërsia shqipe            2.Poezia

821.18 -1

 

Pak fjalë për krijimtarinë e Leta Guranjakut dhe poezinë

 

 

Në vitin 2018 Leta Guranjaku e inkurajuar nga poeti dhe miku i saj Bledi Ylli, paraqitet me vëllimin e saj të parë me poezi, të botuar nga Shtëpia Botuese ‘Ada’ me titull ‘’Vals nën tinguj muzgjesh’’i cili përmban poezi të zgjedhura të shkruara ndër vite.

Brenda një kohe të shkurtër paraqet librin e saj të dytë, por këtë radhë libri përmban tregime të cilat mund dhe ti lexosh në veçanti por edhe si një roman, të titulluar “Serena” botuar nga Shtëpia Botuese ‘Ada’.

Vlen për t’u theksuar që tregimet e para janë të shkruara para shumë vitesh, në periudhën e saj si studente në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik. Vazhdimi i tyre i shkruar pas tridhjetë vjetësh shpalos para lexuesit fatin e dy personazheve kryesorë të tij.

Në verën e vitit 2019 shfaqet në krijimtarinë letrare nëpërmjet dy novelave të botuara nga Shtëpia Botuese ‘’Ada’’.

Novela e parë me titull “Lotët e dhimbjes” u përkushtohet 26 viktimave që u gjendën të përqafuar në zjarrin ku shpërtheu në qytezën e Matit në gadishullin e Attikës të Greqisë.

Si dhe novela e dytë “Përse u vonove perëndi” ku tema është lidhja e dy shpirtërave binjakë, të cilët kanë riardhur mbi tokë si shpirtërat e dy perëndive vëllezër binjakë së mitologjisë greke: Apoloni dhe Artemisa.

Personazhet e librit jetojnë paralelisht ndërmjet dy kohëve: të së sotmes dhe të mitologjisë.

Në Dhjetor të 2019 Leta Guranjaku, si një burim i pa shtershëm nuk do mjaftohej me kaq, ndaj dhe vendosi të vinte para lexuesit me vëllimin e radhës “Shpirt nga shpirti dalë’’ duke i’u kthyer edhe një herë krijimtarisë së saj me poezi, botuar nga Shtëpia Botuese ‘Ada’

Në Qershor të 2020 paraqitet për herë të parë në letërsinë Greke me një varg poetik, në librin me titull ‘’ΕΙΣΑΙ ΟΝΕΙΡΟ” të botuar nga Shtëpia Botuese ‘ Συμπαντικές Διαδρομές ‘ ku u prit shumë mirë nga lexuesit grekë.

Në shkurt të 2021 realizon përkthimin e librit të saj me titull ‘Serena’, ku bëri një përshtypje të thellë në përshkrimin e ngjarjeve të sistemit të asaj kohe.

Si një vazhdim i vëllimit të parë poetik në gjuhën greke, paraqitet përsëri në letërsinë Greke me vëllimin e saj të dytë me titull ‘ΘΑ ΣΕ ΔΩ ΣΤΟ ΟΝΕΙΡΟ’.

Në vazhdën e krijimtarisë së shkrimtares Leta Guranjaku, vjen në dorën e lexuesit vëllimi me poezi : “Takohemi në ëndërr.” Fuqia depërtuese e një vëllimi,veçanërisht në poezi, nuk varet nga numuri i faqeve, por nga fuqia dhe emocioni që vargjet përcjellin.

Pikërisht, ashtu si dhe në librat e tjerë me poezi, vargjet e poetes Leta Guranjaku në vëllimin e saj të fundit poetik ” Takohemi në ëndërr,” kanë fuqinë depërtuese të një sonde sepse bëjnë radiografinë e shpirtit ku shprehet në poezinë:

Në ëndërr do të takohemi:

 

‘’E dashur, do të shihemi përsëri,

Mes reve të bardha ku do jemi mbuluar.

Atje ku shpirtërat të lirë fluturojnë,

Mes krahësh engjëllor, shtrënguar.

 

Duamë e dashur, ashtu siç të dua dhe unë,

Ndjemë siç të ndjej në këtë natë të gjatë.

Besomë në mua ashtu si dikur,

Në ëndërr do të takohemi një natë.’’

Më shumë se gjithshka, flet vetë titulli i vëllimit, ku nënkupton të gjithë Ad-n e tij i cili karakterizohet nga pengu i dashurisë së parë të humbur, nga kujtimet që e ngacmojnë, nga nostalgjia, nga tradhëtitë dhe në fund nga zhgënjimet që ëndrrat përcjellin, ku natën në shtrat takojmë dashurinë që na shfaqet si shtojzavallet dhe në mëngjes kur zgjohemi, ajo zhduket si hëna në të gdhirë. Megjithqë të gjitha poezitë janë të magjishme, po përmend poezinë:

Gjurmët e tua

 

‘’E di, mbrëmjeve vonë do të vish,

n’errësirë, do t’jesh bashk’ me mua.

Por në mëngjes kur dielli do lindë,

do zhduken prap gjurmët e tua…’’

Ajo që të impresionon tek kjo autore, është kultura dhe mënyra e saj e të shkruarit ku vargu i rafinuar kundërmon si një parfum dehës. Metaforat e Leta Guranjakut në vargjet e saj, ngjajnë me mbrëmjet e bukura të lara me ar, si frutat e pjekura të shtatorit.

 

 

Dhe ike ti

‘’Dhe ike ti, në atë natë pa hënë.

Fshehur ndër krahë të mbanin retë.

Nën qiellin e nxirë një shi i rrëmbyeshëm.

Nën sy rrëshqiste një lot i nxehtë.’’

Qysh në agimet e stinës njerëzore, i është kënduar dhe thurur vargje dashurisë. Në optikën e një analisti, mendoj se vëllimi me poezi i Leta Guranjakut, na jep jo vetëm mesazh, por dhe leksion për dashurinë: ku kuptojmë dashurinë si perëndi që e ndjekim nga pas dhe e besojme, pamvarsisht nga adhurimi që përzgjedhim si në poezinë:

Çasti i ndarjes

 

‘’Si mund të ndahet shpirti, thuamë,

Shpirtin binjak ta lësh mënjëanë,

Por është largimi që të bën të huaj,

Njërin këtu, tjetrin… në tjetrën anë.’’

Ajo len të nënkuptohet se : pamvarësisht nga format e adhurimit, dashuria duhet respektuar si fete. Kam recensuar dhe herë të tjera poezitë e kësaj poeteje, dhe nuk çuditem që ajo, sapo mbaron së shkruari një libër poetik, del nga furra libri tjetër, i kompozuar në formën e kujtimeve dhe reminishencave. Me penën e saj, ajo përpiqet të vizojë natyrën njerëzore në marëdhëniet e dashurisë për njerëzit në përgjithsi, ku gjejmë dashurinë për prindët dhe tokën e të parëve, dhe dashurinë intime në veçanti.

Toka ime

 

‘’Me vetminë rrethuar mbeta unë vetvetja.

Mbi fytyrë ndriçonte buzëqeshja ime.

As sytë e mi ngjyrën nuk ndryshuan.

Siç nuk ndryshon dashuria për ty, o toka ime !’’

E vetmja gjë që frymon tek kjo poete është që të shkruaj, ku dhjata e saj mbetet poezia. Formimi si një autore të kultivuar, përbën atë që në të gjitha poezitë, vargjet jane relaksuese dhe në to nuk gjejmë fjalë parazite.

Poezite e saj, kanë si salcë vetëm dashurinë.

Mund të shkruaj pa fund për shkrimtaren Leta Guranjaku, por për të mos u zgjatur, po e përfundoj analizën time, duke i uruar suksese të reja në krijimtarinë e saj letrare!

 

Zihni Elezi