Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA

Autore: Elmira Rama

Redaktoi: Toli Shabani

 

 

Bukuroshja Myzeqare

në foton e kopertinës:

Pikturë nga Pandi Lena

 

Botimi i parë,  2020

 

ISBN: 978-9928-326-07-2

Përgatiti për botim: Roland Lushi

©Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall. 32. Ap. 7

Cel: 068 22 190 16

www.botimetada.com

Tiranë, 2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Rama, Elmira

Të ushqyerit në jetën e Myzeqesë :

vlera dhe tradita /

Elmira Rama ; red. Toli Shabani. – Tiranë : Ada, 2020

120 f. : me foto ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-07-2

1.Ushqimi        2.Të ushqyerit             3.Gatimi

4.Historia        5.Myzeqe                    6.Shqipëri

641/642(496.554) (091)​

 

Vlerësim në lidhje me botimin monografik   “Të ushqyerit në jetën e Myzeqesë – Vlera dhe Tradita”  me autore  Elmira Rama

 

 Prof.Dr.Spase Shumka

Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Univeristeti Bujqësor i Tiranës (sshumka@ubt.edu.al)

 

Botimi monografik “Të Ushqyerit në jetën e Myzeqesë – Vlera dhe Tradita” me autore Elmira Rama, përbën një dokument të ndarë në pesë kapituj dhe organizuar në mënyrë kronologjike duke përfshirë një hyrje dhe përfundime të shkruara në mënyrë korekte. Materiali përshkruhet në 120 faqe.

Ky botim plotëson kërkesat e një dedikimi të mirëfilltë “etnobotanik dhe njohurive lokale të trashëgimisë njerëzore në fushën e ushqimit, dhe jo vetëm”. Pa asnjë dyshim mund të thuhet se publikime të këtij karakteri janë tejet të pakta në vendin tonë, ndërkohë që nevoja për to përbën një kërkesë imediate ekonomike dhe shoqërore në stadin aktual të zhvillimit të vendit tonë sidomos të zonave rurale.

Në nivel global, por edhe në kushtet e vendit tonë, nëse qasjet për mbrojtjen e njohurive tradicionale nuk bazohen në një kuptim të mirë dhe të drejtë të karakterit të veçantë kulturor, biologjik dhe ekologjik të sistemeve tradicionale të njohurive, ato mund të rrezikojnë që të kontribuojnë shumë pak për të mbrojtur njohuritë tradicionale dhe mund të sjellin humbjen e tyre të shpejtë. Kjo tashmë përbën një proces që është përshpejtuar nga shpopullimet e fshatrave, largimet masive të të rinjve etj. Ashtu si të drejtat e pronësisë intelektuale lehtësojnë dhe inkurajojnë inovacionin dhe krijimtarinë përmes stimujve të tregut, mekanizmat për të mbrojtur njohuritë tradicionale duhet të hartohen për të lehtësuar dhe inkurajuar inovacionin tradicional. Botimi “Të Ushqyerit në jetën e Myzeqesë – Vlera dhe Tradita” me autore Elmira Rama përbën një kontribut me mjaft vlera edhe në këtë drejtim.

Proçeset e politikës kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e njohurive tradicionale të popujve autoktonë dhe komuniteteve lokale janë duke u trajtuar në forume të ndryshme.                                                                                              Në nivelin ndërkombëtar, këto përfshijnë Konventën e Larmisë Biologjik,   Konventën e UNESCO-s për mbrojtjen e  trashëgimisë kulturore jo-materiale, Traktatin Ndërkombëtar të FAO për Burimet Gjenetike Bimore e kështu me radhë. Në këtë kuadër qasja e ndjekur nga publikimi “Të Ushqyerit në jetën e Myzeqesë – Vlera dhe Tradita” me autore Elmira Rama, përbën edhe një komponent intelektual të sistemit të njohurive, duke ndihmuar në parandalimin e humbjes së larmisë biologjike dhe kulturore.

Në stadin aktual të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror dhe politikave qeveritare për nxitjen e zhvillimit të zonave rurale përmes programeve të ndryshëm duke përfshirë edhe nismën për ‘100 Fshatrat’, ky botim përbën një kontribut me vlerë, pasi ndihmon ndjeshëm në nxitjen dhe strukturimin e specifikave lokale turistike të kulinarisë dhe shërbimeve.

Vlerat e botimit rriten ndjeshëm edhe për shkak të përdorimit korrekt të burimeve bibliografike (98 të tilla). Materiali është lehtësisht i kuptueshëm për shkak edhe të gjuhës së qartë dhe të thjeshtë të përdorur nga autorja. Ai mund të përdoret nga grupe të ndryshme shoqërore duke përfshirë studentët, lexues të huaj, etj.