Një libër me tinguj zemrash, me vargje të ndjera për një poete e mike të mire vjen nën logon e shtëpisë botuese ADA këtë mesjavë.

Tingujt e zemrave tuaja të arta,
në një simfoni të bukur, magjike,
më pushtojnë shpirtin, më bëjnë me flatra,
si një shqiponjë, mes shqiponjash fisnike.

Çdo tingull, çdo fjalë e kësaj simfonie,
plot epitete dhe hiperbola –nis e sos,
dijeni, se hyjnë në një shpirt fëmije.
Gëzohet dhe pse e din që nuk u afrohet dot.

Ju jeni flatrat plot ngjyra, të shpirtit tim,
jeni trarë, krahëvargje, të mbështetem,
ju jeni forca që më mban në udhëtim;
tingujt e zemrave tuaja, më zgjasin jetën.

Me tingujt e bardhë, notash të larta,
me partiturat e secilit nga ju, miq,
ky libër-simfoni qiellore, është dashuriarta
që bart zemra ime dhe ua kthen shumfish.

Për ju, nga Zyra Ahmetaj.

 

 

Tinguj zemrash

Krijime kushtuar poetes Zyra Ahmetaj

 

Korrektore: Zyra Ahmetaj

Konsulente: Xhane Imeraj

Kopertina: Autorja

 

ISBN: 978-9928-362-71-1

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14×20 cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Tinguj zemrash :

krijime kushtuar poetes Zyra Ahmetaj /

Grup autorësh. – Tiranë : Ada, 2022

124 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-71-1

1.Ahmetaj, Zyra    2.Letërsia shqipe    3.Poezia 4.Përmbledhje (antologji)   5.Autorë shqiptarë

821.18 -1 -82