Fillimjava nis te Botimet ADA me librin e saj më të fundit

 

TITULLI -VARGU IM

Autore- MATILDA (BABO) PALI

Redaktimi-ANTONETA VATNIKAJ

 

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shkurt 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Pali(Babo), Matilda

Vargu im : poezi /Matilda (Babo) Pali ;

red. Antoneta Vatnikaj.

– Tiranë : Ada, 2023

148 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-398-06-2

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

 

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

Parathënia

 

Bota e vendlindjes për autoren Matilda Pali ishte bota e frymëzimit, ishte  si bota njerëzore, si besim dhe si parim, si shpresë dhe si krenari, si individualitet i papërsëritshëm.

Vargu fillon të futet në hapësira të ndryshme si raport ndaj lindjes, jetës, vdekjes, dashurisë, të shkuarës, të tashmes e të ardhmes. Atë nuk e preokuponte frymëzimi por ndjenja, nuk e ndiqte ajo vargun por vargu e ndiqte atë. Shkroi vëllimin e parë me poezi “Për dashuri dhe drejtësi” Pasuar nga vëllimi i dytë “Erdha” dhe i fundit që ju kini në dorë “Vargu im”

Ajo shkroi vargun që i dilte natyrshëm nga shpirti, shkroi vargun origjinal. Me një strukturë të thjeshtë dhe të rimuar AABB Shkruan:

Copëza jete të jetuara dua të shkruaj,

Në çdo varg si të gjithë edhe unë vuaj.

Dhe për ata që kanë në shpirt gëzim,

Ua shpreh ëmbël me vargun tim.

Duke lexuar këto vargje të autores, zgjodha të citoj diçka të thënë nga poeti, doktor i shkencave juridike, profesor Lulzim Tafa:

Poezinë kam dëshirë së pari ta lexoj pastaj të shoh emrin e autorit. Pra emri i autorit është i fundit që dua të shoh. Thjesht, nuk paragjykoj. Nuk kam kufizime kurrë,nuk them se nuk lexoj atë ose atë. Te poezia nuk kam kritere, e lexoj pa kushte.

Librit me poezi siç thotë populli “nuk ia pres dekikin”

Me këtë citim të profesorit desha t’ju them se leximi i një poezie është një përjetim më vete. Poezia që shkruhet shkon pashmangshmërisht drejt leximit. Ajo është një mënyrë shumë e gjallë komunikimi.

Dhe shkrimet e autores janë përjetime shpirti dhe mendimi të cilat janë investuar në fjalën e poezisë, ku ajo kërkon mundësi të reja që ne të flasim, të ngremë zërin për ato që po ndodhin. Duke lexuar këto poezi besoj se sado pak ne do të reflektojmë brenda vetes dhe ndoshta dhe jashtë saj për të bërë më të mirën.