Një tjetër libër nga Shtëpia Botuese ADA

 

Autori: Zyra Ahmetaj

Titulli i librit: Zëri i atdheut

Redaktor: Zyra Ahmetaj

Ballina pikturë nga Abdulla Gjongecaj

 

Botimi i parë,  2022

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

©Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall 32. Ap. 7

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, maj 2022

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ahmetaj, Zyra

Zëri i atdheut : poezi / Zyra

Ahmetaj. – Tiranë : Ada, 2022

104 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-362-43-8

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1

 

Duke u njohur përmes leximit, me librin: -ZËRI I ATDHEUT, të autores së palodhur Zyra Ahmetaj, një libër i shkruar dhe i shoqëruar me dashuri e shpirt atdhedashurie, me fisnikëri dhe shpirt fisnikërie, me përkushtim dhe shpirt përkushtimi, që në fillim, kuptojmë, se autorja, zërin e saj e ka për Atdheun dhe zëri i atdheut është: “trokitja e zemrës së fëmijës, vringëllimë e shpatës së Skendebeut, përplasje erërash detare, në kurorën e mbretëreshës Teutë, të parës mbretëreshë në botë”.

Na i sjell në zemër, jehonat e kohëve, duke ju drejtuar Atdheut, “Zëri Yt-zëri i Thotit, …që studjuesi albanolog Catapano e saktësoi në studimin e tij përkatësinë e atij që i thot profesitë dhe shpërndanë dritën e diturisë, të matematikës, arkitekturës, shkrimit, shkencës, muzikës, në shqip; Thotit magjiplotë, dija e të cilit, u shpërnda në Etruskët, Semitët, Hamitët, Thrakët, i fuqizuar pafundësisht në Iliridën” e lavdishme. Zëri i Atdheut është thirrja e luftëtarit, krismat e mitralozëve në kullën e historisë, (drejt) lirisë së Kosovës. Furi e zërit tënd Atdhe përjetësisht: “Gurgullon ëmbël me krojet e ftohtë”, zbret gurrave: “lëngborë bjeshkësh, zhurmon në “frymëmarrje malesh” tek “fëshfëritja e gjetheve të blertë” dhe “cicërimat e harlisura të zogjve”, hijeshon grykat dhe luginat me hingëllima dhe me “trokëllimë patkonjësh”.Gjuha e Atdheut është: “Gjuha e Burrave” të shquar, “ushtarëve të komandantit Ilir, Aleksandrit të madh” “Këngët e tyre të folkut; kuptohen gegnishtë në çdo fjalë.” Zëri i të gjithëve ne; i bijëve dhe bijave të këtyre gurëve. Është “Zëri Arbëresh, në gjuhën e ruajtur gjashtë shekuj”, “Zëri i De Radës, zëri në “troje të lashta sa kjo tokë”.

Është Zëri “Në Karakurt të Ukrainës, Junamistan, Egjiptin e Nilit, Jordaninë Antike”, është piskamë e përmallshme zemre gjithë fuqi, dashuri vëllazërore dhe përkushtimtar për lirinë e vatrës i : “mëmëdhetarëve në Rumani, Amerikë dhe në plot vënde të tjera”.

Zëri i atdheut është “Frymëmarrje kreshnike që tund male; prej gjoksviganësh vyrtytlartët; fitimtarë ndaj pushtuesve dhe barbarëve, jehonë legjendash shumëshekullore, jehonë, çudibërëse botërore”.

Është “vaji i Ajkunës për të birin e saj, Omerin që rrënqeth edhe bjeshkët e Malësisë, i largon qyqet që kurrë më, mos të këndojnë në Klysyrë,.,” është “Amaneti i Rozafës që u muros e gjallë, të ngrihej muri i kështjellës”.

Është momenti i nderit dhe i fuqisë së pathyeshme në epokën tonë: “haz i ngritjes gjigande, me nëntë plagët e Gjergj Elez Alisë” për të ruajtur nderin e vatrës, … Fryma jote atdhe, është “Gumëzhitje si bletë e nxënësve, blegërimat e tufave të deleve, melodia e kumonëve të ogiçëve, lodrimet e kecave dhe qingjave, në livadhet barbuta të lëndinave.” Zëri dhe bubullimat tua atdhe, janë “Buçimat e traktorit dhe autkombanjës; për bukën e përditshme, për sofra bujarie, për dasma dhe gëzime”… Vikamat tua janë “Jehona shekujsh, përplasje në dallgvalë të Anijes së Noes, fërgëllima shpatash, firmosje lirie, këngë majkrahu, traditë e kohëve, njoftim për lindje djali”… Përpjekje jete “Zhurmime; në uzina fabrika, në kantiere, kombinate, në zhurmime rrugësh, në ngritje shkollash, hidrocentralesh, qytetrimesh”… Zëri i Atdheut është ëmbëlsi; “Ninull gjumëndjellëse, melodi përrallore lahute, epizëm shpator vallje në ruajtje kufijsh Arbëror”… Është lutje e fshehtë zemre “t’i kerkojmë të pranojë i Madhi Zot, besimin dhe dashurinë tonë; që t’na ndriçojë rrugën e vyrtytit; nga mëkatet të na lehtësojë!… Zëri i bukur i Atdheut është afërsi e mahnitshme vëllazërore në “harmoni të plotë, këmbanat dhe thirrja e ezanit, kisha dhe xhamia; në të njëjtin oborr; veç në trojet e mia”… Zëri i atdheut është dhimbje që këput zemrat nga rrëshqitja e valixheve, “largim i të rinjëve, të arsimuarve, drejt ajroportesh, stacioneve të botës”… Zëri i mrekullueshëm i Atdheut është pastërti mëngjesesh kur shkrep dielli e zbret shkelqim në male: ” i lartuar gjer në Kozmos, në yllin tënd gjigand, shumë vitedritë larg. I thirrur me emrin “ARBËR”, dhe satelitin e tij të përjetshëm; “ILIRJAN”.” Zëri më i mahnitshëm që vjen prej mijëvjeçarëve është i ruajtur “në gjoksin tënd kreshnik, në frymëmarrje nëne dashurie, në frymëmarrje ati gjigand; në Oshëtimë Pellazge, përjetësie…” Ndërsa tek poezia PËR “SHQYPNIN E LIR’ ” (Kushtuar At Gjergj Fishtës). poetja Zyra Ahmetaj i drejtohet poetit të madh “Me lahutë i lidhe malet, me kreshnikë ngrite kështjella; lidhe shekujt, nga më të lashtët; katërmbëdhjetë shekuj-legjenda…” Zëri i tyre është tek “zëri i Oso Kukës, trimave të Hotit dhe t’Nokshiqit, me gjithë trimat e jugut, për të drejtën e tokës shqiptare.” Zëri i tyre ishte edhe “Me Ismail Qemalin, firmosën “Pavarsinë e Shqipërisë”… Gjokset e tyre “pikojnë gjak prej coptimit, në Ulqin dhe Preshevë, Shkup, Tetovë dhe Çamëri fatzezë.” Malet i bien Lahutës e “Lahuta vazhdon të bjerë pa u ndalë, Lahutbërësit e gdhëndin përveç kokës së dhisë, shqiponjën, Gjergjat dhe Adem Jasharin”… Ndërsa tek poezia me titull DËSHIRA E SHËN TEREZËS: Kthimi në Shqipëri është dëshira më e çmuar për të, dëshira e fundit e saj; “trojet e mia i dua kaq fortë! të përshëndetem me rrezet e diellit, do të mbledh lule në të blertat livadhe, ti vëndos mbi varre, ku prehen prindërit”..Ndërsa në poezinë tjetër, “NËNË TEREZA, vetëm me dy vargje, e portretizon saktë dhe madhërishëm: -U zmadhua globi me dashuri nëne. U zgjerua hapsira me shenjtërimin tënd.. Në këtë libër frymëzimi poetik ndalet edhe tek poezia LEGJENDË SHQIPTARE (Dedikuar Ibrahim Rugovës), ku autorja gjënë fjalët më prekëse e më të dhimbshme, epitetet më të larta të përshkruaj këtë “ Urti , Legjendë Shqiptare… Në poezinë “KRISMAT, ZGJUAN LIRINË,” poetja paraqet madhështinë përballë: “Mizorisë së paparë, kundër një kulle; identitet vyrtyti, qysh kur ka mbirë lisi” ku shfaqet vigan: “Komandanti i përjetësisë, në këmbë, në Prekazin-legjendë… Ndërsa tek poezia “PUSHTET DINJITETI” dhe NË KËMBË, vargjet i kushtohen Ramush Haradinajt: “je vetë guximi, e drejta…” për t’vertetën që kërkon fuqi qëndrese, durimi dhe vëndosmërinë e fjalës që premton në mënyrë të prerë: “lirinë s’e lëmë (të hiqet) zvarrë”. “PRAP QËNDROJNË SI LISA T’BIM. Bijtë e një populli kreshniko – dardan ku: “krejt Kosova fushbetejë, Shpirtë-vigane, qëndron si malet e s’ua mposhti kush njëherë qëndresën e shpirtit, dinjitetin.”… Tek vargjet “KËNGË LIRIE” (Për Bilbil Breçanin) tregohen vetit e heroit: “Për folenë e Shqipes, i këndonte zemra” thotë poetja e “Ai s’mund ta linte pa e kënduar deri në fund këngën e lashtë të lirisë” ku gurët: “lëshonin zjarr mbi dhe; “Kur ka ra Kushtrim në Kosovë” Poezia “NDRIÇON ME KULTURË DHE VLERË” ( Për Agron Gjedinë) poetja i drejtohet drejtuesit kontributmadh të Shoqatës “Bytyçi“ me nderimin më të madh si burrë Bytyçi me plis dhe sojni. Kënga për heroin: “KOMANDANT T’KEMI MES NESH” vazhdon me dashuri dhe nderim për komandantin e pamposhtur që e ngritën në pjedestal shtatoren e tij me armë në dorë “Iljaz Kodra, vëllai ynë, përqafona të shuajm mallë!..prij në ballë të mbrojmë lirinë…! Të mbetet në kujtesën e zemrës dhe të shpirtit poezia për Prizrenin: “SA MIRË QË ERDHA” “Erdha në Prizren, gjeta vëllain, Arbrin e dashur…Në rrugë të kalldremta, (gjeta) një copë Korçë, një cope Çamëri, një copë Gjirokastër, rrugzbukuruara si qilim… gjeta shatërvan, me ujvarë-burimjete,… gjeta urën e dashurisë, të ndërtuar (qysh) heret… Gjeta gjithë Ilirinë, Erdha në Prizren… gjeta Kalanë si në Krujë, në Berat, Shkodër, Gjirokastër, Durrës, Dibër, Ulqin, Dimal, Medvegjë, Shpuzë, Petrelë… gjeta Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit…” më dolën përpara gjithë krentë e shqiptarisë që i drejtonte Imer Prizereni, Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Iljaz Pashë Dibra… “gjeta qiellin e shkruar me vargje poetësh, e gjeta legjendën-Ibrahim Rugova… “gjeta Dardaninë e lirë…” “Sa mirë që erdha! E gjeta Shqipërinë…” “MATI MBRETËROR”, është një tjetër poezi që duke dritësuar të vertetën, e merr djepin në Kishën tonë të Deçanit, e përmbushë fabulën e kerkesës që Nënë Vojsava, bijë dardane nga bjeshkët në veri që dergjet në Matin mbretëror, të Skenderbeut, Zogut, mbretit të poezisë së pare shqipe, nga shekujt që dimë, Pjetër Bogdani, i kërkon të na rrisë mbretër përsëri “… Poetja tek poezia “PA TAPI” denoncon intrigat dhe tjetersimet që bëjnë ata që don të na grabisin historinë: “Mjekërbardhë, shpirtëzinj, vijnë kolonë me priftërinj,.. i shtrijnë kthetrat n’troje të Arbrit… Kthenju mbrapa se ju djegim, gjallë e kemi Jakup Ferrin, jemi bijtë e Ali Pash Gucisë, nuk e l’shojmë pragun e shtëpisë!…Masakrat, zjarret, tmerret bëjnë apel tek poezia: “MOS HARRONI! Mos harroni, mos harroni, këto tmerre, këto lotë! Këtë botë mos e lejoni të na vrasë edhe sot…! Djemtë, trima të Dardanisë, të rrjeshtuar në UÇK, në ballë të luftës për liri…” Do këndojnë një epope… Poetja nënvizon tek poezia “ÇELËSI” faktin se gjuha dhe kultura jonë që kanë rrënjë të lashta, i kanë bërë nder botës (pasi shumë fjalë të gjuhëve të tyre kanë rrënjë të shqipës), apelon për ruajtjen në shenjtëri të drejtshkrimit dhe përdorimit të fjalëve tona “Rënkon gjuha e shkelqimit hyjnor, gjuha më e lashtë-Amë e të tjerave; i rëndohet fluturimi nënës Shqiponjë: – Kush na mallkoi që sot u zbehëm?!”?!… I këndon Zyra Ahmetaj tek poezia “DO TË MBYLLEN ATO PLAGË, me dhimbje dhe shpresa, Çamërisë: “Motërëmbla Çamëri; plagë plot dhimbje e shpirtit tim, do të vi një ditë aty, të mbështell me dashurinë… Ohhh, Nail Gjinika, o djalë, si të futën në furrë të gjallë,..?!! Nënë Sanie Bollato, e bukur, askujt s’i kishe bërë keq, pa mëshirë të dogjën trupin, në sy të djalit tënd, të shkretë… Përmes pyetjeve retorike tek poezia “VËNDI IM NUK ËSHTË VARREZË”, denoncon ata që e shesin vendin, lejojnë të ngrenë të huajt varre pa eshtra, veç për të patur “porta pushtimi”, ata që vrasin jetët e të pafajshmëve tanë “Pse i shisni tokë dhe det, pse harroni Çamërinë?!! Pse Tivari rënkon thellë, sa tronditë gjithë Ilirinë?!!! Poezia e saj u këndon me krenari dhe bukuri artistike, me plot epitete, fjalëmjaltë dhe hiperbola, miqve dhe mikeve të veta, talente të spikatur të poezisë, këngës dhe sidomos shpirtit të tyre të pasur me vyrtyte dhe mëmëdhetari, kontribute të larta për Atdheun si Iliaz Bobajt, Fran Ukcamës, “Anila Hoxha Gjermenit”,”Valbona Hykajt” Adivije Hoxhës, Arta Çelës, Zeqir Lushajt, Jahe Fidës, të ndjerit Xhelal Luca, të cilat do ti shijoni shumë kur ti lexoni… Gëzohet zemra e poezisë tek “SOFRA E GOLLAKUT” … “Ah moj Sofra e Gollakut, na “mbyte” në nostalgji… Poetja është një person i dinjitetshëm që qendisë vargje dhe rroba kombëtare, që i këndon jetës dhe dashurisë me vargjet plot ndjenjë dhe lirizëm…Ndihet mirë edhe në tema të tjera sociale dhe morale si tek poezia “DINJITET”, apo “BUZËQESHIM” ndaj poetja thotë “Buzëqeshja është bekim prej Zotit, lule e bukur, prej qiellit, dhuratë, është shprehje e denjë vyrtyti; rreze drite që të ndjek nga pas…” Dënohet “SHPIFJA” nga zemra e pastër e poetes: “Shpifja ta shpif; bashkë me atë ligj të lig…”, apo te poezitë “LULJA JETIME, I KAM FRIKË ARMËT, MBETËM PA UNIVERSITET.

Përshtypje rreth librit “Zëri i Atdheut” të Zyra Ahmetajt.
Në të gjithë librin kam gjetur drejtimet e zhvillimit artistik dhe ideor, atdhetar dhe shpirtëror, kombëtar dhe shoqërorë të shpërndara dhe të shndërruara në një harmoni të bukur dhe me vlera të theksuara njerëzore e njohëse, në të gjithë librin. Po kështu në çdo fjalë që kam shkruar për këtë libër, kam bërë përpjekje që t’u jap drejtimin e duhur pasi e kam gjetur kuptimin e nevojshëm të fjalëve, vargjeve, strofave dhe poezive të këtij vëllimi poetik. Në përgjithësi, përpjekjen më të përkushtuar e kam shtrirë pothuajse në të gjithë librin në mënyrë që të mos i mbetem borxh këtij libri që i ka marrë kohë dhe kujdes të madh autorës së palodhur dhe të talentuar, Zyra Ahmetaj. Duke patur parasysh se autorja e librit ka një përvojë në të shkruarit libra, duke ditur pregatitjen e saj me njohuri të shumta historike edhe prirjen atdhetare e kombëtare për ti pasqyruar faktet në mënyrë kronologjike, do të thosha që me raste ka rrëshqitur nga efekti emocional, i duhur poetik.

Për poezitë e bukura, me tematikë të larmishme, me ngjyrime dhe figuracione letrare, me përmbajtje të pasur ideore, poetja është e nderuar dhe librat e saj priten me dëshirë nga lexuesit. I urojmë librit të poetes atdhetare Zyra Ahmetaj, një rrugëtim të suksesshëm në vëmendjen dhe interesin e lexuesit! I urojmë Zyra Ahmetajt arritje të qëndrueshme dhe të shumta në jetën artistike me kontribute të reja e të pasura letrare!

 

Rexhep Hasani

Bajram  Curr më 28.03.2022.