Libri i dedikohet balerinës Rivja Fiora,

ëndrrat e së cilës u shkëputën në moshë

  fare të re, pikërisht kur jeta po i buzëqeshte

dhe po i hapte dyert e suksesit.

Një homazh për talentin, mirësinë dhe

kujtimin që ajo la tek të gjithë njerëzit,

që patën fatin ta njohin nga afër…

 

 

Titulli i librit: Zëri yt tretet në erë

Autore: Irma Kurti

Korrektore letrare: Iliriana Kurti

© 2020 Irma Kurti

 

Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Botimi i parë, 2020.

 

ISBN: 978-9928-326-25-6

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati: 14x20cm

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, gusht 2020

 

Shënime biografike

 

 

 

 

Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”. Në 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio – Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Në publikun e gjerë njihet si krijuese e suksesshme e teksteve të këngëve të lehta në festivale kombëtare e veprimtari muzikore të organizuara në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Irma Kurti ka botuar nëntëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe dhe dymbëdhjetë në gjuhën italiane. Librat e saj janë përkthyer edhe në anglisht e rumanisht.

Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 50 çmime në konkurse të ndryshme letrare, ndërmjet të cilave shumë çmime të para, të dyta e të treta në Itali, në Zvicër, në Shqipëri dhe SHBA.

Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Bashkëpunon me gazeta të ndryshme në gjuhën shqipe.

Irma Kurti jeton në Bergamo të Italisë.

 

 

Poezia – testament i jetës

 

 

Poetja italo-shqiptare Irma Kurti, me një aktivitet letrar stimulues, ka në arkivin e saj shumë vëllime poetike, si në italisht ashtu edhe në gjuhën amtare. E predispozuar në mënyrë të veçantë dhe e pandashme nga tematikat e një sentimenti autentik dhe gjithëpërfshirës, të analizuara me qartësi, pa fanatizëm apo peripeci të guximshme, Kurti ngrihet si mbrojtëse e një bote të humbur, të përbërë nga ngjyra, siguri dhe gëzime me familjen, që ka gdhendur tek ajo, jo vetëm mësimin që çdo bërthamë familjeje duhet të ofrojë, po dhe dashurinë për jetën, për tokën, respektin, vlerësimin për të tjerët, përkujdesjen për ndjenjën e përkimit të dyfishtë të tokave të ndara nga një rrip uji. Poetja, në krahët e mendimit, përshkon itineraret ekzistenciale që e kanë parë të lumtur, i kërkon ato, bisedon me njerëz që e sotmja ia ka privuar dhe që në njëfarë mënyre i ndjen dhe i percepton akoma afër, të pranishëm, duke krijuar një marrëdhënie paranormale me një objektivitet që nuk mund të konfigurohej më mirë. Po ashtu, ajo i njeh poezisë një nga prerogativat më të larta dhe më të pamohueshme: atë që të lehtësojë dhimbjen, të depërtojë në vuajtjen e brendshme, ta amplifikojë, zbërthejë dhe strukturojë për ta kuptuar më mirë. Poezia është, për Kurtin, një mjet themelor i komunikimit që, ndoshta, ndryshe s’mund të ishte aq gjithëpërfshirës dhe i thellë e, në të njëjtën kohë, materie e mrekullueshme që shëron dhe ruan kur është e nevojshme, trupin: një shoqëruese e urtë dhe testament i jetës.

 

             Lorenzo Spurio
Poet dhe kritik letrar