Një libër interesant vjen këtë mesjavë nën logon e shtëpisë botuese “ADA”

TITULLI:  Diku larg

POEZI

AUTORE: GRISELA  VELI

Korrektor : Çelik Petriti

 

Botimi i parë, 2020

ISBN: 978-9928-326-43-0

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë,  dhjetor 2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Veli, Grisela

Diku larg : poezi / Grisela Veli.

– Tiranë : Ada, 2020

152 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-43-0

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1​

 

Më ka qëlluar jo rrallë të lexoj nëpër libra me vargje (s’mund të them me poezi) me bollëk superlativash e panagjerizmash (më së shumti për autorin në përgjithësi, sepse për librin s’kanë ç’të thonë, ngaqë s’u thotë gjë ai; nëmos nuk e kanë lexuar fare).

Për fat të keq një dukuri e tillë, dhe prej firmash të njohura të Kritikës Letrare  e të Poezisë. Ata vetë e dinë pse e kanë lëshuar veten në pozita të tillë në këto vite pa “censurë” të Ekonomisë së Tregut me lloj-lloj tregjesh.

Sidoqoftë qëllimi i këtij opinioni është diku tjetër. Është te fakti që anëtarë të tillë, sëbashku me parathënbërësit e tyre, kanë “kontribuar” sadopak për t’ia pështirosur lexuesit të vërtetë(elitar) poezinë e vërtetë(elitare). Për më tepër në këtë kohë të vështirë të poezisë, kur kontakton me lexuesin përgjithësisht me vargje mediokre, uniforme.

Konkludoj në këtë opinion mbas një kontakti afatgjatë e të pandërprerë me poezinë, si kritik letrar, si gazetar e si mësues Letërsie.

Por (edhe pse rrallë) kam ndeshur në libra që më kanë tronditur. Sepse misoni i Poezisë është: t’i krijojë lexuesit gjendje, ta trondisë në shpirt (pa di ai vetë ç’përfiton prej saj, pa ia komentuar ndonjë parathënës, si ata të lartpërmendurit).

Dhe ndër këta të paktë, hë për hë, në krye të listës deri tani më qëndron ky libër që, edhe pse e lexova në dorëshkrim, pa titull e pa emër autori.

Jam matur mirë para se t’i shruaj këto dy rreshta, sepse mund të dalë ndonjë tjetër që s’ta përton e më ve mua në krye të parathënshkruesve që vetë stigmatizova më sipër.

Natyrisht, jam i bindur se s’do të më linte të shkoja deri atje ky libër tronditës i një vajze “të tronditur”, që mendoj se duhet të ketë studiuar për pikturë ose ta ketë hobi atë.

Jam i bindur, sepse vargje të tilla sygjestionuese rrallë kam lexuar.

Sidoqoftë lexuesi (që është lexues) do ta thotë fjalën më mirë.

 

Çelik Petriti

Tiranë 29 09 2020