Dashuria është një feniks, digjet dhe rilind prej hirit të vetë…

Dashuria e sheh bukurinë edhe kur ajo nuk është e bukur çdo ditë, nuk do t’ia di nëse planetët errësojnë hënën tënde, por dëshiron të di nëse ka prekur qëndrën e dhimbjes tënde.
E gjithë kjo legjendë e hartës, kthen në realitet feniksin martir,që bëhet rruga jonë e historisë. Historia gris fletët e lumturisë  pak e nga pak, shkruan me lot ditarin e kujtimit.
Loti nuk rri askund,  por shkrihet në një trup me hullinë e shiut, ku nën sqetullën e qiellit, kjo arkitekturë udhëkryqesh bardhëson çdo ngjyrë në gjithçka, madje  edhe vetë thellësinë e Oqeaneve. Koha, një lavjerrës moti, vajton për shoqërinë që e humbi. Shoqëria që  nuk qëndroi bashkë me dashurinë.  Dashuria nuk do fjalë, mbledh lulet me ngjyrat më unike  ku mund të ngjyros ëndrrën, i vetmi shtrat ku mund të qetësohem. Ftoj çudinë time të më bëj një zë të porta e çastit,  mos u habisni o vite kundërshtarë,  nuk mund të jetoj pa habinë dhe urrejtjen tuaj.
Më lodhi kjo rrugë, e shtruar me asfaltin e ankthit, frikës, pritjes… Zgjohem me sirtarin e kujtesës hapur dhe strehuar në të gjej “gënjeshtrën dashuri”. Të pres është e dhimbshme por edhe të harroj është e dhimbshme.

Koha e lumtur është e shkurtër, të mbledhësh të tilla momente në jetë, nuk bëjnë as edhe një javë, e megjithatë jeta është e bukur …

 

Titulli i librit: FENIX

Autor: Ersiljo Muçollari

Redaktore: Gerta Bandilli

 

Botues: Roland  Lushi

 

Kopertina: Grafika ADA

Tirazhi: 200 kopje

Formati: 14 X 20

 

ISBN: 978-9928-326-52-2

 

Shtëpia Botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shkurt 2021

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

Të gjithë librat e botuar te shtëpia botuese ADA gjenden në Bobliotekën Kombëtare

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë 

Muçollari, Ersiljo

Fenix : poezi & prozë / Ersiljo Muçollari

red. Gerta Bandilli. – Tiranë : Ada, 2021

80 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-52-2

1.Letërsia shqipe     2.Poezia

821.18 -1