Hodha lumin…

 

– Xhaxhi, pse vjen kaq era kakë ky kali yt?

– Ngaqë, sa herë kalojnë lumin, ma dhjesin, të keqen xhaxhi! 

 

Çfarë more nga pushimet?

 

Ditën e parë të shkollës mësuesja pyet nxënësit për mbresat e pushimeve.

– Mësuese! Ne ishim në Antalja. U kënaqëm! Morëm edhe këto pjatat dekorative për kujtim.

– Ne mësuese ishim në Itali. Kur u kthyem morëm shumë guacka për kujtim.

– Po ti Genci?

– Ne ishim në Durrës me pushime zysh!

– Po çfarë morët atje?

– Dy sëmundje lëkure dhe një dizanteri zysh!

 

 Zgjedhimi i foljes punoj

 

Ora e gjuhës. Mësuesja ngre Benin në mësim

– Beni, na zgjedho foljen PUNOJ.

Beni nuk flet po e sheh shtrëmbër mësuesen.

– Hë pra Beni, unë punoj, ti punon..

– …E sa është rroga zyshe?

  

Dilemë mjekësore

 

Mariusi, klasa e tretë fillore:

– O ba! Cilat janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

– Je i vogël o bir!

– Të lutem, se më duhet….

– Po..SIDA, sifilisi..

– Po gripi?

– Ha ha ha! Po jo mor bir, jo…

– Ou? Po ku e paskam marrë unë atëhere?

 

  Dilema e edukimit:

 

– Bir, mos e bëj!

apo

– Bir, ruaju mos të të kapin!…?

 

Nuk e kam me muzikën…

 

Një natë në plazh kishte një tip fejese. Nja gjashtëdhjetë shqiptarë që kërcenin me DJ. Marr policinë:

– Më falni, këtu ku jam unë tek lokali “Buza e detit”, ka muzikë me zë aq të lartë sa dëgjohet qartë teksti edhe në dhomë ku jam unë.

– …zotëri, më vjen keq për shqetësimin, por ende nuk ka vajtur ora për ta ndërprerë muzikën…

– Jooo!!! Nuk e kam me muzikën! Muzika është shumë mirë. Teksti më llahtaris! Se më tërboi djali me pyetje për cicat e Mamicës, zogun e Tunës dhe bythën e mirë të Çiljetës…

 

 

Plasi peshku

 

Tek pallatet në zonën e Misto Mames, mes Tiranës dhe Kombinatit vërshon uji. Bie shi i madh, kanalet janë zënë dhe uji nis të hyjë nëpër shtëpi.

– Babi, babi! Po na hyn uji në dhomë!

– Babi, babi! Peshq në dhomë! Yyyy, oktapod babiiii!

Gruaja:

Qyqa! Paska marrë para uji ç’ka gjetur ke ky dyqani i peshkut.

 

Evolucioni i mbiemrave

 

Djali i vogël ngre kokën nga libri i çuditur dhe i thotë të atit:

– Babi. Terzi do të thotë “rrobaqepës”?

– Pse nuk e dije?

– Jo babi, tani po e marr vesh. Domethënë ne e kemi mbiemrin “rrobaqepësi”? Po pse?

– Po ja mor bir. Dikur mbiemrat viheshin sipas profesionit. Ndaj sot kemi mbiemra Millonai, Samarxhiu, Kasapi, Bojaxhiu, Bariu, Çobani, Xherahu, Berberi, Heqimi…..Por edhe të lidhura me cilësi si përshembull mbiemri im Shkurti, Gjata, Topalli, Arapi, Doraci….
Djali bie në mendime. Pas pak ngre sërish kokën dhe i thotë të atit:

– Domethënë emrat në të ardhmen do të jenë: IT, PR, Killeri, Deputeti, Batakçiu, Sekseri, Komisioneri, Militanti…

 

 Çunat e Sadikut

 

– E Sadik, si i ke çunat?

– Lene se po m’hik truni! M’duket se kanë marrë rrugë të keqe!

– Pse mo Sadik?

– Po më thotë plaka që i çojnë njëri – tjetrit Rimel!

– Ah, jo mo vlla! Quhet e-mail.

 

 Shpjegim latinisht

 

– O Tano, a e ke idenë se çfarë do të thotë “homosapiens”?

– Nuk e kam vrarë mendjen, por, mesa di unë nga latinishtja “homo” – dihet ç’është dhe “sapiens”

– është dija…

Kam përshtypjen se “homosapiens” i bie të jetë “bythë e zgjuar”

 

 Ç’është ky fjalor?

 

Panairi i librit:

Një grua me dy vogëlushët e saj po sheh botimet në një nga banakët. Shitëset me njëra – tjetrën:

– Uaaaa! Ça trapi ai mi?

– E mi mos e çaj b••• fare! Ti e pe që unë as qyrret nuk ia hodha! Koqe kandari burrë! U bë ai surrat m*** të të flasë ty ashtu.

E pezmatuar zonja ndërhyn:

– O goca…se jemi me fëmijë, ç’është ky fjalor?

– Anglisht – Shqip, botim i ri…

  

Statusi tek varri i gjyshit

 

Me babin në një dorë në tjetrën tabletin, djali 14 vjeç mbërrin në varreza. Sytë i ka gjithë kohës në ekran të tabletit. Kanë shkuar për të parë varrin që sapo ia kanë punuar të ndjerit. Kur mbërrijnë djali bën ca selfie, nis fotot në instagram, pastaj sytë i mbesin tek nja katër vargje që i kanë shkruar me gërma bronxi nën fotografinë.

– O ba! Ky statusi i gjyshit , nona, pz! Vetëm foton e profilit nuk e paska gjë!

 Aparati demode

 

Nipi po sheh me vëretje foton e dasmës së gjyshit me gjyshen. Është bardhë e zi.

– O gjysh, që kur e ke atë Nokian ti?

– Y-hyyyy! S’mbahet mend! Që kur kanë dalë celularët në fillim.

– Po blej një Galaxy o burrë se le nam me fotot. A e sheh sa keq ta ka bërë atë foton e dasmës, ku ke dalë kur je martuar me nënën?

 

 Kurioziteti i fëmijës

 

– Mami, çfarë shije kanë lekët?

– IiiIII ! Kaaak! Piiis! Nuk i fusim në gojë ne!

– Po babi pse lëpin gishtat kur i numëron?

 

Pse 3 gishta?

 

– O ba! Pse gjeli ka tre gishta?

– Ku di gjo un’ mër bab……Mbase ka punu marangoz.

 

Floriri dhe hekuri i Tiranës

 

Pyet mësuesja e gjeografisë në shkollën 9 vjeçare të Farkës:

– Çfarë mineralesh ka toka e Tiranës nxënës?

– Mësuese!! Mësuese!!

– Po Mira?

– Qymyr mësuese!

– Të lumtë! Tjetër?

– Mësuese!! Mësuese!

– Po Çimi?

– FLORI dhe HEKUR mësuese!

– ……………..Jo Çimi e ke gabim…Kush ta ka thënë?

– E thotë gjyshi gjithmonë kur katundarët tanë shesin toka e blejnë makina: “He ju hongët mortja katunarët e mutit! E kishit tokën flori ‘ne e bot’ hekra makinash!”

 

** Kur shoh makina të bukura, të reja e të shtrenjta më vijnë ndërmend hektarët e tokës në periferi të Tiranës që kanë ndërruar zot…

 

 Protezat

 

Gjyshja ka dalë tek shkallët dhe thërret me të madhe nipin

– O geej! O geeej! Geeeeji!!!!

Del me vrap djali dhe i thërret

– O mome të lutem veri protezat , se ia thua keq emrin Gerit!

 

Marrë nga libri “SATIRË” i Armir Shkurti

Botimi shtëpisë botuese “ADA”