13 tregime me mbi 30 karaktere humane të vetburgosur, të cilët nuk tërheqin vëmendjen e turmës, sepse bëmat e tyre jetojnë labirintheve të shpirtit e trurit të më të mirëve, ky është libri që sjell këtë fillimjave  te Botimet ADAi mirënjohuri Petrit Sulaj.

 

Titulli: Më të mirët në qeli

Autor: Petrit Sulaj

 

Redaktore Lida Lazaj

 

Botimi i parë: 2023

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

ISBN: 978-9928-398-23-9

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, maj 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Sulaj, Petrit

Më të mirët në qeli : tregime / Petrit Sulaj ; red. Lida Lazaj. –

Tiranë : Ada, 2023.

152 f. ; 20 cm.

ISBN 978 9928 398 23 9

1.Letërsia shqipe

2.Tregime dhe novela

821.18 -32

 

“Më të mirët në qeli”: 13 tregime me mbi 30 karaktere humane të vetburgosur, të cilët nuk tërheqin vëmendjen e turmës, sepse bëmat e tyre jetojnë labirintheve të shpirtit e trurit të më të mirëve, ku herë fiton ndjesia e herë arsyeja; e nga ky evolucion përmirësohen pambarimisht. Më të mirët e qelive, të autorit, flasin një gjuhë organike, si era, që secilën pemë e kontakton ndryshe; gjuhë e cila sfidon edhe rregullat e drejtshkrimit: “lajthitje” të vetëdijshme, ku hipotekohet polen mendimi e ndjesie, që ta aromëzon shijen. Në njerin nga tregimet mesazhi shfaqet në trajtën e një gruaje në katin e pabanuar të një vile, ku lexuesi zbulon se dhe brenda qelisë mendjes së tij ekzistoka një kat i pluhurosur e i papërdorur që ai se ka zbuluar ende. Simpatikë, të lezetshëm, skrupulozë e të vetëndriçuar personazhet, sillen e flasin gjuhën që nuk njihet nga turmat e të bindin pa u sforcuar se brenda mendjeve pa hekura, pa mure, e pa çati, pa bestsellera, pa bigbradhëra, pa habere e sensacione mediatike, qielli është më i kaltër, dielli ngroh më mirë, hëna netëve duket e florinjtë, lulet lëshojnë më tepër aromë dhe zemra është më tepër e lumtur dhe mikpritse.

 

LIDA LAZAJ