Titulli: Kur jam në Polis
Autori: Arjan Bardhi
Redaktor: Ilmi Dervishi
Recensa: Met Alimeta

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2017

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Bardhi, Arjan
Kur jam ne Polis : poezi / Arjan Bardhi ;
red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2017
48 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-244-11-6
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

Sinqeritet poetik i ngdhendur në vargje!

Lexues të dashur mirë se vini në ‘’odën poetike’’ të autorit Arjan Bardhi! Uluni ju lutem, rehatohuni pasi ju siguroj që do ndiheni komod. Nuk dua ta ngre në lartësinë e paimagjinueshme por, as ta lë në errësirën e harresës, autorin nga Librazhdi i bukur dhe i ftohtë. Vëllimi i parë i tij titulluar ‘’Kur jam në Polis’’
Nuk është rastësisht, e theksoj se nuk është i rastësisht, madje do ta përgëzoj për titullin e thjeshtë dhe të bukur, të dhimbshëm dhe plotë dashuri, sepse dashuria e tij (apo e gjithkujt) fillon nga vendlindja.
Ata që duan vendlindjen janë të ushqyer nga një familje me dashuri të pastër dhe të sinqertë, këtë përshtypje kam unë për Arjanin dhe ‘’shokët’’ e Arjanit.
Vëllimi poetik fillon pikërisht me poezinë për vendlindjen, vendlindja që ka më të ëmbël baltën se mjaltin. Ai e mbyll poezinë plotë dashuri dhe një premtim të bukur: ‘’ Dëshurinë e mbajtur në zemër, Dhe shpesh e kujtojmë, Mos më thënshin në emër, Kur vendlindjen të harrojmë.’’
Sic kuptohet autori ka disa kohë që vargjet e tij të thjeshta, të kuptueshme për cdo shtresë i sjell pranë lexuesit sigurisht, mund ta quaj si një ‘’protestë’’ që kërkon drejtësi, barazi dhe dëgjim, sepse poezitë e tij kanë nga një dashuri më vete. Po kush nuk është i etur për dashuri?! Nuk flas vetëm për dashurinë mes një mashkulli – Femre, por një dashuri të përgjithshme. Dhe në këto caste kur po shkruaj për fjalën dashuri mu kujtua një thënie nga shkrimtari brilant OSHO:- ‘’Nëse nuk jetoni në dashuri nuk mund të hyni në asnjë tempull të Zotit.Nëse jetoni me dashuri nuk keni nevojë që të hyni në të, tashmë jeni’’. Edhe autori prandaj shpreh aq shumë dashuri për vendlindjen për miken e rinisë që tashmë është martuar, është aq i drejtperdrejtë autori sa mund të them se është aq i ‘’pafajshëm’’ sa flet me thjeshtësinë e tij në vargje , me vërtetësinë e tij, me sinqeritetin e tij.
Flet me penën e tij, nëpërmjet këtij, që uroj mos të jetë i pari dhe i fundit. Autori, i shkruan një nder dashurive më sublime, e më të mëdha, më të sinqerta … dashurisë për nënën. Duket se është strukur në prehërin e mbretëreshës dhe sikur i kërkon falje me dashurinë e djalit për nënën që mbase e zemrojmë ndonjëherë.
Sigurisht nënave nuk mund t’ua shpërblejmë mundin dhe sakrificat që bëjnë ato për fëmijët, por kur lexon poezin e Arjanit sikur qetesohet paksa shpirti mbi vargjet e thjeshta dhe te sinqerta të tij.
Teksa shfleton poezitë gjen edhe krijime per Nipin që jeton në Europë dhe i shkruan po me dashuri të madhe dhe të ciltër. Sepse është një lidhje gjaku, një lidhje e ngushtë , një lidhje shpirtërore. Dhe kur flet shpirti derdhen fjalët në vargje
‘’Erdha’’ në poezinë për vendlindjen autori thotë se ngado që të shkoj s’ka si vendlindja, dhe sigurisht që nuk ka.
‘’ Për ty nga larg ndjeva mall,
E dashur si nektari për bletë.’’
Duket se autorin e ndjek një mall nga larg, një mall i vullkantë’, i prushtë që e djeg dhe e përvëlon dashurisht, andaj i thur edhe një poezi të bukur si kjo.
Autori , nuk e sforcon vargun, as strofën, mendimet i ka të lira, të qelqta sepse sinqeriteti kështu është.
Në një tjetër poezi autori na flet po me gjuhën e pastër të një shpirti të pastër, edhe të pasur jo me para port ë pasur me mirësi.
‘’ S’jam i pasur,në bankë s’kam lek,
Pasurinë e kam në shpirt,’’
kur njeriu ka mirësinë në shpirt ka gjithë pasurinë e botës sepse në këto kohë bota dhe njerëzimi i saj po vuajnë për pak mirësi dhe autori na e sjell thjeshtë dhe bukur në këtë poezi.
Një tjetër krijim po me sinqeritet tashmë si një ‘’pashaportizim’’ vetjak i autorit, është poezia, ku lidh dashurinë për Kishën dhe Xhaminë sepse të dyja janë shtëpitë e Zotit dhe të dyja falin paqe dhe dashuri sepse aty është vet krijuesi i botës i gjithësisë, i cdo gjallëse të këtij planeti.
Krijime të tjera që vijojnë në vazhdimësi janë si ‘’meditim me Vëllain’’, një tjetër krijim i bukur me dashurinë dhe për dashurinë të cilit i ka mbetur si tatuazh në shpirt është Eneda, dhe me një pjesë të kësaj poezie plotë ëmbëlsi nuk mendoj se ka mbyllje më të ëmbël.
‘’ Puthjen tëndë Eneda,
E kujtoj çdo ditë,
Se unë isha aty brenda,
Në të tëndin shpirt.’’
I uroj shumë suksese të mëtejshme Arjanit!

Hamdi Skeja!